Home ShowBiz E paragjykuan për kujdesin ndaj fëmijëve, Chiara Ferragni reagon ashpër
E paragjykuan për kujdesin ndaj fëmijëve, Chiara Ferragni reagon ashpër
0

E paragjykuan për kujdesin ndaj fëmijëve, Chiara Ferragni reagon ashpër

0
0

Chiara Ferragni së fundmi është ndeshur me një sërë paragjykimesh në rrjet për shkak të  përkushtimit ndaj punës.

Blogerja e njohur i është bashkuar javës së modës në New York dhe pas kthimit është ndeshur me tituj të rëndë në media.

Ajo fluturon në New York për t’u bërë ‘Catwoman’ dhe Fedez bëhet dado e fëmijëve në Milano”, ky ishte titulli që bëri të reagonte Chiara.

‘Pse duhet të akuzohet për neglizhencë një nënë që punon? Pse duhet të ndihet në faj një nënë që ndihet mirë me trupin e saj? Pse duhet të diskriminohet një nënë që nuk harron se është grua, bashkëshorte, vajzë, punonjëse, shoqe? Si një grua, biznesmene dhe nënë, jam me fat që kam më shumë kohë t’i përkushtohem familjes dhe fëmijëve sesa një grua që ka një shef mbi kokë, por kjo prap nuk mjafton për një gazetar burrë toksik. Ne gratë duhet të bëjmë dyfishin e përpjekjes për të ndjerë gjysmën e mirënjohjes. Vetes dhe të gjithave ju: Le të mos heqim dorë nga lufta dhe përpjekjet për të qenë njësoj të vlerësuara si burrat’, ka shkruar Chiara.

Linku:https://www.instagram.com/stories/chiaraferragni/2778495199807640777/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/chiaraferragni/

tags: