Eduart Grishaj së fundmi ka qenë i ftuar në Wake -Up. Duke qenë regjizori i një formati shumë të komentuar si Big Brother Vip ai ka folur për ngjarjet dhe pakënaqësitë rreth çmimit të madh që kanë përjetuar finalistët.
‘Ne jemi mësuar me këtë gjë. Nuk njoh asnjë shqiptar që pranon humbjen. Asnjë nga 4 finalistët nuk ka humbur. Është problem i madh ky. Një do e fitoj çmimin e madh. Të gjithë konkurrentët kanë dalë fitues. Të gjithë kanë dalë me dinjitet. Në asnjë ‘Big Brother’ tjetër konkurrentët nuk kanë fituar kaq shumë, shtëpi, suport nga TCH, produksioni,’- është shprehur Grishaj.
‘Jemi përpjekur të kujdesemi për të gjithë konkurrentët. Java e fundit e emisionit ka qenë shumë e fortë. Janë numëruar 400 mijë vota për finalistin. Unë personalisht nuk e kam ditur kush fiton deri në momentin që kam parë zarfin,’- u shpreh regjizori.
Linku: https://www.youtube.com/watch?v=uiN7XIABkWw
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/eduartgrishaj/