Mbyllet takimi negociues, çfarë pritet të ndodhë me luftën Rusi-Ukrainë
0
0
Pas tri orësh negociata mbyllet takimi mes Rusisë dhe Ukrainës.
Nisja e mbledhjes u bë nga ministri i jashtëm i Bjellorusisë, Vladimirovich Makei.
Ai i siguroi palët që të ndiheshin të sigurt në atë tryezë.
Zyra e Presidentit Zelenski tha se qëllimet kryesore ishin një armëpushim i menjëhershëm dhe tërheqja e trupave ruse. Kryenegociatori rus Medinsk tha se ata donin të gjenin një marrëveshje në interes të përbashkët sa më shpejt të ishte e mundur.
Ende nuk është zbuluar asnjë detaj nga negociatat përveçse mbylljes së takimit.
Linku: https://www.thesun.co.uk/
Burimi i fotos: https://www.thesun.co.uk/
tags:
fp1