Home Lifestyle Sipas shkencës këto metoda iu ndihmojnë të jeni më të lumtur
Sipas shkencës këto metoda iu ndihmojnë të jeni më të lumtur
0

Sipas shkencës këto metoda iu ndihmojnë të jeni më të lumtur

0
0

Pavarësisht nëse keni nevojë të largoheni nga mendimet negative ose dëshironi të vazhdoni një varg pozitiviteti, këtu janë disa mënyra për të rritur lumturinë çdo ditë.

Praktikoni mirënjohjen ditore.

Është treguar se shprehja e mirënjohjes përmirëson disponimin tuaj. Njerëzit që shkruajnë disa gjëra pozitive për ditën e tyre janë më të shëndetshëm, më energjikë, më pak të stresuar dhe të shqetësuar dhe flenë më mirë.

Përdoreni pushimin tuaj të drekës si një mundësi për të thirrur një mik.

Nëse është e mundur, të bëni një shëtitje së bashku duke u argëtuar sa më shumë. Nëse jeni të zënë gjatë javës, merrni parasysh të ftoni miqt tuaj në fundjavë.

Investoni në përvoja, jo në objekte.

Hulumtimet tregojnë se njerëzit raportojnë se ndihen më të lumtur kur shpenzojnë paratë e tyre për përvoja dhe jo për objekte.

Kohën tuaj të lirë shpenzojeni me njerëz pozitiv.

Kalimi i kohës së lirë me njerëz pozitiv iu bën të rigjeneroheni. Është shumë e rëndësishme që të shmangni sa më shumë stresin dhe  ndjesitë negative.

Linku: https://www.verywellmind.com/science-says-these-3-things-will-make-you-happier-1717532

Burimi i fotos: pexele.com

tags: