Home ShowBiz ‘Televizioni shet prostitucion’, Robert Aliaj i neveritur nga ekrani
‘Televizioni shet prostitucion’, Robert Aliaj i neveritur nga ekrani
0

‘Televizioni shet prostitucion’, Robert Aliaj i neveritur nga ekrani

0
0

Robert Aliaj është një nga opinionistët më të prerë të ekraneve që e ka të vështirë të bëjë kompromis me parimet e tij. Pak ditë më parë u njoftua se Roberti nuk do të jetë më në Love Story për të dhënë mendimin e tij.

I ftuar tek Aulona, Roberti tregoi më shumë për revoltën që ka me formate të tilla dhe mënyrën se si serviren gjërat tek ndjekësit.

‘Televizioni shet prostitucion çdo ditë. E ke të mbushur fare! Ne i çojmë nëpër sofra njerëzve imoralitet pa fund. Vishemi si ato vajzat e trotuareve dhe ja nxjerrim njerëzve në darkë, njerëzve që shohin televizor se nuk kanë jetë.

Televizioni e di çfarë është: është opsion i dytë për njerëzit këtu në Shqipëri, ku nuk ka jetë kulturore, ku ti nuk ke ku shkon, televizioni është solucioni si në kohën e diktaturës.

Televizoni duhet të ketë brenda edukimin, ndërkohë këtu nuk ka fare lidhje me edukimin’- u shpreh i revoltuar Robert Aliaj.

Linku: https://www.youtube.com/watch?v=hLFEcjR4kkQ

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/robertdragot/

tags: