Home ShowBiz Pas videos së bujshme, Don Xhoni sqaron të vërtetën e ‘sherrit’ në Bruksel
Pas videos së bujshme, Don Xhoni sqaron të vërtetën e ‘sherrit’ në Bruksel
0

Pas videos së bujshme, Don Xhoni sqaron të vërtetën e ‘sherrit’ në Bruksel

0
0

Reperi Don Xhoni ditën e djeshme ka pushtuar mediat rozë. Shkak u bë një video ku reperi dukej se ishte përfshirë në një sherr në Bruksel.

Së fundmi ai ka reaguar me një postim duke sqaruar gjithë situatën.

‘Sqarim, në portale po qarkullon një video, ku e vërteta është se menaxheri Besart Muqolli dhe organizatori i mbrëmjes më kanë larguar në drejtim të dhomës së artistëve.

Pasi unë kam tentuar t’i qetësoj disa pjesëtarë të stafit tim në një mosmarrëveshje që kishin dhe në atë rast më kanë larguar menaxheri dhe organizatori duke menduar se po hy edhe unë në atë mosmarrëveshje,’ shkruan Don Xhoni.

Linku: https://www.instagram.com/stories/don_xhoni/2794743557708088223/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/don_xhoni