Kanye West është pezulluar nga Instagram për 24 orë për shkelje të politikës së ngacmimit të platformës, ka konfirmuar Variety.
Sipas një zëdhënësi të Meta, platforma ka fshirë përmbajtjen e postuar nga West për shkelje të politikave të tyre për gjuhën e urrejtjes, bullizmin dhe ngacmimin. Si rezultat, West është kufizuar nga postimi, komentimi dhe dërgimi i DM për një periudhë 24-orëshe. Politika e Metës është të kufizojë llogaritë që kanë shkelur në mënyrë të përsëritur këto rregulla dhe platforma do të marrë masa shtesë nëse bëhen shkelje të mëtejshme.
Përfaqësuesit e West nuk kishin asnjë koment për këtë çështje.
Më herët të mërkurën, West drejtoi një sharje racore në drejtuesin e “The Daily Show”.
West gjithashtu ka diskutuar shpesh problemet e kujdestarisë së tij në Instagram, duke postuar disa video gjatë fundjavës duke pretenduar se Kardashian po e pengon atë të shohë fëmijët e tij kur ai dëshiron dhe shumë fyerje e ofendime ndaj të dashurit të Kim, Petet Davidson.
Linku: https://variety.com/2022/music/news/kanye-west-instagram-suspended-harassment-1235207536/
Burimi i fotos: https://variety.com/2022/