Home ShowBiz Nga dënimi me burg tek ndarja me Semin, Boiken Lako flet për herë të parë
Nga dënimi me burg tek ndarja me Semin, Boiken Lako flet për herë të parë
0

Nga dënimi me burg tek ndarja me Semin, Boiken Lako flet për herë të parë

0
0

Ben Blushi zbulon bisedën me Boiken Lakon. Nga dënimi për burg tek ndarja me Semin.

Miku i tij ia zbulon të gjitha në një bisedë të gjatë.

‘Dëgjova që Boiken Lako mund të shkojë në burg.

I çova një sms. Mu përgjigj pas dy ditësh. A mund të takohemi pas orës 11 paradite, më tha. Deri në atë orë punoj.

U takuam te Rruga e Ambasadave.

Ça bën, i thashë.

Punoj në një televizion, tha. Zgjohem çdo ditë në ora 5 të mëngjesit.

Ça thua, i thashë, kur unë drejtoja një televizion askush nuk zgjohej në 5 të mëngjesit.

Epo varet ça televizioni ke punuar, tha Bojken.

Merr ndonjë gjë, e pyeta.

Jo, tha. Askush nuk e beson që nuk marr asgjë që nga viti 2004

Pse do të fusnin në burg?

Kishin të drejtë, tha, po u sollën mirë

Si u sollën mirë duke të çuar në burg?

Kam marrë një magazinë me qira. Për koncerte. Aty bëheshin bukët për ushtrinë. Dritaret ishin mbyllur me tullë. Vendosëm ti hapnim për ajër. I ramë me vare. I prishëm.

Shumë mirë bëre, ça ndodhi pastaj

Na spiunuan komshinjtë. Ata do ndërtonin pas nesh dhe muri duhej të ishte kallkan. Pa dritare. Sipas kodit penal dënimi ishte nga 3 në 6 vjet burg. Ishte shtuar një nen i ri.

Çe pyet, tha Bojken, më thirrën dhe në Ministri

Ça donin, i thashë

Duan të bëj koncerte në burg për të ndryshuar imazhin e burgjeve

Do të paguajnë, e pyeta

Se besoj, tha. Ku kanë lekë burgjet

Po tani me kë jeton?

Që kur u ndava me Semin, jetoj me mamin

Pse u ndave, e pyeta, ajo ishte vajzë e mirë

E mirë ishte, po kishim diferencë. Ajo 26 unë 47

Si është të jetosh me mamin?

Shumë mirë, tha Bojken. Tani më shkruajnë shumë vajza në instagram

Shiko, i thashë do i shkruaj këto që biseduam

Shkruaj çfarë të duash, tha

Jo, i thashë ato që më the për atë gruan në burg nuk i shkruaj’.

Linku: https://www.facebook.com/benblushi.al/posts/522258099473436

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/bojkenlako/

tags: