Aktori Jul Deda ka qenë i ftuar në emisionin ‘D Nght’ ku ka zbuluar shumë të pathëna nga jeta e tij.
Teksa fliste për aspektin profesional Juli zbuloi se artistët në vendin tonë janë të paktë në numër dhe ato pak që janë i kanë përçarë duke përmendur ngjarjen e Teatrit.
Në një moment Juli u ndal tek largimi i bujshëm nga Portokalli.
‘Ne nuk u larguam nga ‘Portokallia’, neve na dëbuan. Ne nuk do iknim kurrë andej, na dëbuan me sjelljen e tyre. Ne ishim në kulmin tonë, si mund të iknim. Ishin kapriçot e regjisorit, Altin Basha ato që çuan në largim,’– ka deklaruar aktori.
Kujtojmë se dhe më herët Juli ka treguar se nuk ka një raport të mirë me regjizorin Altin Basha.
Linku: https://www.youtube.com/watch?v=RBDMdrnaRkY
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/juldeda