Marrdhëniet seksuale supozohet të jenë një përvojë e këndshme, por fatkeqësisht për disa gra mund të jetë përvojë me dhimbje, duke e bërë takimin të pakëndshëm.
Eksperti i shëndetit seksual, Siyamak Saleh tregon arsye të shumta shëndetësore që mund ta bëjnë të pakëndshëm seksin.
Sipas tij, një nga shkaqet kryesore të seksit të dhimbshëm për gratë është spazma vaginale, e njohur edhe si vaginismus.
Vaginismus është shtrëngimi i pavullnetshëm i muskujve rreth vaginës sa herë që tentohet depërtimi, shkruan The Sun.
Ky problem mund të shkatërrojë plotësisht jetën seksuale të një gruaje dhe të bëjë që ajo të humbasë çdo besim në dhomën e gjumit.
Shkaku i dytë i dhimbjes, sipas ekspertit mund të jetë për shkak të infeksioneve të ndryshme.
Saleh shpjegoi se arsyeja tjetër që mund t’iu bëjë të përjetoni dhimbje gjatë seksit është tharja vaginale, e cila sipas tij ndodh shpesh te femrat që janë në menopauzë.
Linku: bustle.com
Burimi i fotos: unsplash.com