Home Lifestyle Do të përballeni me një zgjedhje të vështirë, horoskopi 29 prill 2022
Do të përballeni me një zgjedhje të vështirë, horoskopi 29 prill 2022
0

Do të përballeni me një zgjedhje të vështirë, horoskopi 29 prill 2022

0
0

Dashi

Nesër Hëna do të jetë ende në shenjën tuaj. Jeni plot forcë dhe energji, e dini mirë që për ju është një kohë rilindjeje. Ju jeni gati të filloni një kohë emocionuese. Mbani një mendje të ftohtë edhe nëse dikush përpiqet t’ju zemërojë.

Demi

E nesërmja do të jetë e dobishme për të rindërtuar stabilitetin dhe dashuritë. Ju nuk keni pse të justifikoheni me askënd, por keni pasur diskutime gjatë kësaj kohe. Në dashuri, ndjenjat rriten dhe lajmet e mira po vijnë.

Binjakët

Hëna e favorshme ju ndihmon të rifitoni stabilitetin në punë. Muaji maj do të jetë i rëndësishëm për të arritur  një super sukses në jetë profesionale. Nëse ka tensione dhe keqkuptime me partnerin, përpiquni të qëndroni të qetë dhe të mos merrni vendime të nxituara.

Gaforrja

Hëna e kundërt ju fton të reflektoni. Jupiteri dhe Venusi janë planetë të favorshëm për ju në këtë kohë dhe ndihmojnë me ndjenjat, të qëndrueshme dhe të paqëndrueshme. Në punë nuk duhet të keni kërkesa të tepërta, vraponi menjëherë për t’u mbrojtur.

Luani

Duke filluar nga nesër dhe deri më 10 maj të ardhshëm, mund të shihni pak rezultate në vendin e punës. Mundohuni të mos zbrisni, koha juaj do të vijë së shpejti. Ata që janë në pritje do të kenë siguri deri në maj. Në dashuri, maji do të jetë një muaj surprizash.

Virgjëresha

Është thelbësore që ju të qëndroni të qetë gjatë kësaj periudhe që nuk është optimale për ju. Në këtë periudhë duhet shumë përpjekje për të mbajtur qetësinë. Këto ditë iu ftojnë për durim, reflektim dhe pushim.

Peshorja

Hëna në opozitë rrezikon të rrisë frikën nga çështjet e pazgjidhura. Qëndroni të qetë, veçanërisht në rast të disa kontrasteve. Mos u shqetësoni për bllokimet ose vonesat e papritura. Në punë gjërat shkojnë mirë.

Akrepi

Këto ditë janë çelësi për ta bërë një ndjenjë më të fortë. Venusi dhe Jupiteri në aspektin e shkëlqyer do të thotë të kesh një dëshirë të madhe për të dashur dhe mundësi të mira për të përjetuar ndjesi të veçanta. Përfitoni nga ky moment për të shijuar emocione të këndshme.

Shigjetari

Nesër rreziku është që shpesh të humbni durimin sepse nuk po shihni perspektiva interesante për të ardhmen. Por jeta juaj do të ndryshojë së shpejti! Në dashuri, shumë prej jush janë në vështirësi, do t’iu duhet të zgjidhni mes dy marrëdhënieve. Zgjedhja që do të përballeni është goxha e vështirë.

Bricjapi

Sot do të ndjeni shumë lodhjen. Mundohuni të mos e hidhni gjithë këtë tension në dashuri dhe mos u mbyllni në vetvete. Mundohuni të qëndroni të qetë dhe të shmangni hapat shumë të rrezikshëm.

Ujori

Nesër do të rizbuloni optimizmin dhe dëshirën tuaj për të ndryshuar gjërat. Do të jetë e rëndësishme të pajtoheni me realitetin dhe të punoni në projekte konkrete.

Peshqit

Do të jetë vendimtare për disa zgjedhje që do të jenë vërtet të rëndësishme. Nuk duhet ta bëni hapin më gjatë se këmba. Megjithatë, jini të kujdesshëm, veçanërisht nga pikëpamja ekonomike. Çiftet që e duan njëri-tjetrin dhe janë të qëndrueshëm do të mund të bëjnë projekte ambicioze.

Linku: https://www.superguidatv.it/oroscopo-paolo-fox-del-giorno-venerdi-29-aprile-2022/

Burimi i fotos: pexele.com