Pas një “martese të fsheht jo ligjore ” në Las Vegas, Kourtney Kardashian dhe Travis Barker do të organizojnë një super ceremoni martese.
Sipas burimit të brendshëm, ylli i realitetit televiziv dhe bateristi u martuan ligjërisht në Santa Barbara me disa miq të ngushtë dhe anëtarë të familjes të pranishëm.
‘Ata duhej të martoheshin ligjërisht së pari përpara dasmës së tyre të madhe italiane, e cila do të ndodhë shumë shpejt’, thotë burimi për People. “Të gjitha detajet janë vendosur dhe e gjithë familja, përfshirë të gjithë fëmijët, janë shumë të emocionuar’.
Kardashian, 43 vjeç dhe Barker, 46 vjeç, u fejuan në tetor 2021 në plazh në Montecito, Kaliforni.
Kardashian dhe Barker nuk morën një licencë martese dhe Kourtney sqaroi disa ditë më vonë se nuk ishte një martesë e ligjshme.
Linku: https://people.com/tv/kourtney-kardashian-travis-barker-legally-married/
Burimi i fotos: https://people.com/