Ishi i Britney Spears, Jason Alexander pak ditë më parë ndërhyri në ceremoninë e këngëtares.
Situata u menaxhua në kohë dhe ishi i këngëtares u largua nga policia.
Avokati i Spears u sigurua që çeshtja të ndiqej ligjërisht.
Gjatë akuzës së Aleksandrit të hënën për ndërhyrjen në ceremoni e Spears Prokurori i Qarkut Ventura zgjati urdhrin për mos kontakt të ikonës pop kundër tij.
Ai sipas vendimit të instancave përkatëse duhet të qëndrojë larg për tre vite.
Roja i sigurisë Richard Eubeler, i cili “ra në kontakt” me Aleksandrin gjatë incidentit, mori gjithashtu një urdhër ndalimi, thotë zëvendësprokurorja e lartë e qarkut Erin Meister për Page Six.
Alexander duhet të qëndrojë 100 metra larg nga Spears për 3 vite dhe nuk mund të komunikojë fare me të.
Pavarësisht ndërhyrjes së Aleksandrit në rezidencën e Spears, ajo dhe Asghari shkëmbyen betimet e lumtura përpara një turme plot yje që përfshinte Madonna, Paris Hilton, Selena Gomez dhe Drew Barrymore.
Linku: https://pagesix.com/2022/06/13/britney-spears-ex-jason-alexander-must-stay-away-for-3-years/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CerGXzdOaZu/