Amber Heard ka pranuar se vazhdon ta dojë ish-bashkëshortin e saj Johnny Depp, pavarësisht akuzave gjatë gjyqit se është abuzuar fizikisht gjatë marrëdhënies së tyre.
Ajo këmbënguli se mungesa e shenjave të dhunës nuk do të thotë se pretendimet e saj ishin një ‘mashtrim’.
Aktorja 36-vjeçare foli për herë të parë publikisht për abuzimin që pretendon se pësoi nga ish-bashkëshorti i saj gjatë një interviste në emisionin “Today” me Savannah Guthrie.
Gjatë intervistës, Heard foli për ndjenjat kundrejt bashkëshortit të saj, duke i thënë se edhe pse vazhdon ta dojë Johnn-in ajo refuzon të tërhiqet nga akuzat e saj.
Ajo shtoi: “Po. Absolutisht. Absolutisht. E dashuroj atë. Unë e doja atë me gjithë zemër dhe u përpoqa të bëja më të mirën që mundja që një marrëdhënie thellësisht e thyer të funksiononte . Dhe nuk munda. Nuk kam aspak ndjenja të këqija apo keqdashje ndaj tij. E di që mund të jetë e vështirë për t’u kuptuar ose mund të jetë vërtet e lehtë për t’u kuptuar nëse keni dashur ndonjëherë dikë.”
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BcvW8SNDZC6/?hl=en