Ferrari befason me këtë ndryshim!
Prodhuesi i makinave sportive luksoze Ferrari do të fillojë prodhimin e modeleve të para të veturave elektrike.
Kështu e ka bërë të ditur shefi ekzekutiv Benedetto Vigna teksa zbuloi planin e ri të biznesit të kompanisë.
Vigna konfirmoi planet e prodhuesit të makinave për të lançuar modelin e parë elektrik në vitin 2025.
“Gjithçka që bëjmë do të fokusohet gjithmonë në të qenit një Ferrari i veçantë,” tha kryetari i kompanisë John Elkann duke shtuar se “Grupi i teknikëve të elektrifikimit dhe elektronikës do të na lejojë të bëjmë makina edhe më unike.”
Ferrari pret që makinat plotësisht elektrike të përbëjnë 5% të shitjeve në 2025 dhe 40% në 2030.
Prodhuesit kryesorë të automjeteve janë zotuar të shpenzojnë më shumë se 250 miliardë dollarë deri në vitin 2025 për kalimin drejt elektrifikimit, sipas vlerësimeve të industrisë.
Prodhuesi ikonë italian i makinave u shet një përvojë emocionale klientëve të apasionuar pas shpejtësisë dhe zhurmës së një motori të fuqishëm.
Burimi i fotos:https://unsplash.com/photos/WTN4tbN_tNQ