Einxhel Shkira është mjaft aktive në rrjetet sociale ku shpesh ndan me ndjekësit qëndrime kritike.
Pavarësisht se ka marrë shumë kritika për replikat e saja të shpeshta kundrejt komenteve negative këtë herë ajo nuk u ndal.
Moderatorja është përgjigjur komentit të një fanse në Twitter që i ka shkruar se ajo “është duke humbur fansat, dhe së shpejti do të humbas edhe Dagz-in”.
Në replikën e saj Einxhel përgjigjet se nuk mendon kështu, madje poston edhe një pjesëz të bisedës së saj me Dagz ku ai i shkrun: Më mungon.
Kohët e fundit çifti nuk është shfaqur aq shpesh bashkë, por kanë treguar në intervista të ndryshme se lidhja është duke shkuar shumë mirë e madje nuk kanë ngurruar që të flasin edhe për planet për familje.
Linku: https://www.instagram.com/stories/einxhel_shkira/2861832798481420655/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/einxhel_shkira/