Kantautori i sukseseve dhe një nga më të dashurit për publikun Alban Skënderaj ka qenë i ftuar së fundmi në ‘A live night’.
Albani është ndalur duke rrëfyer disa nga momentet më të rëndësishme të jetës së tij. Vëmendje të madhe mori rrëfimi për hapat e parë në karrierë.
Albani tregoi se në fillime nuk ka qenë i vetëdijshëm për talentin e tij. Dhe pse ka krijuar që në moshë të vogël dhe ka kënduar në shtëpi ai zbuloi se hapin e ka hedhur shumë vonë për shkak të pasigurisë.
‘Duhet të them që hapin e parë e kam bërë vonë por ka qenë një zotëri italian, unë uroj që të jetë gjallë sot, duhet të jetë moshë e madhe tani, ai është ndoshta arsyeja që unë jam këtu sot.’
Albani tregoi se profesori i tij i kantos ishte ai që i dha shtysën e parë për të vijuar këtë rrugëtim të gjatë dhe të suksesshëm.
‘Ai që nga momenti që më dëgjoi, tha “vesh muzike ke dhe je shumë i intonuar, ti ke talent”. I thashë “nuk e di nuk kam eksperiencë”. “Si mendon pse nuk merr pjesë në një ‘talent show’ për krahinën”, më tha dhe i thashë “Në asnjë mënyrë, unë nuk jam gati”.
Profesori ia doli t’i mbushte mendjen për të konkurruar dhe Albanin u shpall fitues. Këngëtari rrëfeu se në atë moment fitoi vetbesimin për të çarë para.
Artisti zbuloi një detaj tjetër mbi prjektet muzikore. Prindërit e tij ishin ata që e kanë shtyrë që Albani të krijonte në shqip.
Linku: https://www.youtube.com/watch?v=fKyRchZ0McQ
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CeQ5q4bACJi/