Home ShowBiz Dedikimi special i Duas për babin e saj
Dedikimi special i Duas për babin e saj
0

Dedikimi special i Duas për babin e saj

0
0

Në  festimet e “Ditës së Baballarëve”, shumë personazhe të famshëm të estradës kanë bërë dedikime speciale për të shtrenjtët e tyre të zemrës.

Mes shumë të famshmëve që e kanë uruar, është edhe këngëtarja shqiptare me famë ndërkomëtare Dua Lipa.

Dua ka publikuar në Instagram një foto të vjetër në krahët e të atij ku ka shkruar: “Gëzuar ditën e baballarëve legjendë absolute. Të dua!”.

Në vijim, Dua ka ndarë foto të tjera me babain e saj realizuar gjatë pushimeve të vitit të kaluar në Shqipëri.

Dua Lipa dhe babi i saj, Dukagjin Lipa kanë qenë prezent në media kohët e fundit, pas transferimit të festivalit “Sunny Hill” nga Prishtina në Tiranë. Babai i Duas bëri përgjegjës institucionet e Kosovës për mungesë përkushtimi ndaj organizimit të festivalit.

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Cb73zi4MH-H/

dua dhe i ati

 

tags: