Megi Pojani është bërë e njohur për natyrën e saj provokuese dhe transparente, duke u shfaqur gjithmonë pa kompleske në media.
Kohët e fundit Megi duket se ka marrë disa ditë pushime larg vëmendjes së mediave.
Edhe pse është munduar të jetë e rezervuar për jetën e saj private, moderatorja e njohur nuk i shpëton dot zhurmave në portale.
Pas një pauze në Instagram ajo është rikthyer duke postuar disa foto nga pushimet, ku mund të shihet se nuk është duke i shijuar e vetme.
Ajo çfarë bie në sy është postimi i futbollistit të kombëtares, Endri Çekiçi. Nga fotot e publikuara nga të dy mund të shohim qartë që ndodhen në të njëjtin vend dhe se po shijojnë pushimet në prezencën e njëri-tjetrit. Edhe pse asnjëri prej të dyve nuk kanë konfirmuar romancën, duket se dyshja janë duke i shijuar pushimet e tyre në maksimum.
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CcF8PNrK_z6/