Orinda Huta është padiskutim një nga moderatoret më të suksesshme në ekranet tona. Pak më parë ajo ndau me ndjekësit një moment të vështirë të jetës së saj.
Moderatorja rrëfeu si humbi fëmijën e parë.
‘Pritja e ëmbël, ato tre muaj, se në krye të 3 muajve unë e humba… Qëndroi 3 muaj me mua dhe pastaj nuk ishte më. Zemra e tij pushoi. Kështu që aty pësova një thyerje të madhe dhe në momentin e parë kur doktoresha ime më tha: “Orinda, unë nuk po i dëgjoj zemrën”. Në atë moment isha shumë e ftohtë. Mbaj mend që i kam çuar mesazh Turjanit, që e humbëm. Sigurisht që ishte alarmuese, por e mbajti veten. Kur jam kthyer në shtëpi jam mbyllur në vetvete. U mbylla në dhomë. Në atë moment unë isha vetëm në lot. Unë shpërtheva përpara operacionit, ndërkohë që nuk duhej të shpërtheja në lot përpara operacionit’- u shpreh Orinda për abortin.
Pas këtij momenti të vështirë Orinda ka reaguar me një postim në rrjete sociale.
Pas intervistës që e shijova aq shumë inboxin e kam pasur plot dhe jam përpjekur çdo ditë t’ju përgjigjem. Më besoni ka ende shumë pa hapur për të më vërtetuar sërish se sa shumë jemi me këtë lloj përjetimi. Jam prekur me secilën prej historive që keni ndarë. Shumë kush mund të pyes dhe pse zgjodha të rrëfehem tani që Atara është me mua. Mes shumë arsyeve doja të flisja atëherë kur mrekullia kishte ardhur. Nuk doja të beheshim bashkë veç në trishtim por edhe në bekim, duke dhënë shpresë për këdo qëë mezi e pret një mrekulli. Falenderime nga zemra për dashurinë dhe urimet. Plot bekime!’
Linku: https://www.instagram.com/p/CfGy0Z2rtrr/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CejXZ_BrmOK/