Home ShowBiz S’kishte ndodhur më parë, Gold Ag rrëfen surprizën për partneren dhe gjinin e bebit
S’kishte ndodhur më parë, Gold Ag rrëfen surprizën për partneren dhe gjinin e bebit
0

S’kishte ndodhur më parë, Gold Ag rrëfen surprizën për partneren dhe gjinin e bebit

0
0

Pak ditë më parë këngëtari shumë i dashur për publikun shqiptar, Gold Ag, ka konfirmuar se shumë shpejt do të bëhej baba për herë të dytë, por pa dhënë më shumë detaje rreth gjinisë së bebit.

I ftuar në emisionin “Ftesë në 5” reperi ka zbuluar se edhe fëmija e dytë është djalë. Gjithashtu ai ka rrëfyer se e ka marr vesh lajmin e pritjes së ëmbël përpara bashkëshortes së tij. Zakonisht ndodh që femra ta marr vesh e para lajmin e shtatzënisë së saj, por në rastin e Gold Ag ka ndodhur e kundërta.

“Lajmin e mora pak para nuses. I ka patur shenjat e shtatzënisë, por kur shkuam në klinikë i kërkuam gjinekologes mos t’i tregojë edhe nëse është. Më vonë e kuptoi, por ishte si surprizë”, tregoi Gold Ag.

Për sa i përketë emrit të fëmijës, reperi ka sqaruar se e kanë vendosur, por nuk e zbulojnë derisa djali të vijë në jetë.

“E kemi menduar edhe emrin, do e zbulojmë në shtator kur të vijë në jetë. Është një emër që më ka pëlqyer dhe lidhet edhe me Guerilin”, tha Gold Ag.

 

Link: https://youtu.be/Ex9jq0ZxNbY

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Ce_g0hoDlBo/?utm_source=ig_web_copy_link

tags: