Home Lifestyle Takime pasionante për këto shenja, horoskopi 25 qershor 2022
Takime pasionante për këto shenja, horoskopi 25 qershor 2022
0

Takime pasionante për këto shenja, horoskopi 25 qershor 2022

0
0

Dashi

Kjo fundjavë për ju do të jetë shumë e frytshme pasi do t’u sjelli disa lajme të rëndësishme që lidhen me punën tuaj. Ndaj është më mirë për ju që ato ide, të cilat i keni pasur prej kohësh në mendje të nisni t’i realizoni që rezultatet të jenë afër pritshmërive tuaja. Në 48 orët e ardhshme, dashuria do të zgjohet për ju.

Demi

Ka ardhur koha të gjeni qetësinë tuaj. Ndoshta është më mirë të merrni disa ditë pushime, larg shqetësimeve dhe të mendoni për një vjeshtë rikuperimi. Mos e neglizhoni pasi është shumë e rëndësishme për ju. Me disa shenja të zodiakut keni pasur momente krize, që lidhen me pavëmendje ose pasiguri ,me shenjat si Peshorja, Gaforrja dhe ndonjëherë edhe Bricjapin. Kjo fundjavë do ju jap më shumë qetësi për veprimet tuaja.

Binjakët

Për Binjakët është e vështirë që në këtë fundjavë të mos dalë një takim i këndshëm. Për ata që prej kohësh kanë qënë në dyshime do të gjejnë një rrugëzgjidhje.

Gaforrja

Kjo fundjavë do t’iu ndihmojë për të gjetur një qetësi shpirtërore. Duhet të kujdeseni shumë për shoqëritë që keni krijuar kohët e fundit. Për ata që kanë pasur probleme, tani do të kuptojnë se cilët janë njerëzit që në të vërtetë kujdesen për ta.

Luani

Dita e sotme do të jetë tepër e qetë për ju të shenjës së Luanit. Përpiquni t’i bëni gjërat me kujdes dhe mos i linin për në momentin e fundit gjërat e rëndësishme që duhen bërë me patjetër. Në dashuri ju duhet pak durim.

Virgjëresha

Kjo ditë për ju do të jetë interesante, por e diela do të sjellë pak konfuzitet në jetën tuaj. Nuk ia vlen të zemëroheni për t’i bërë gjërat siç duhet. Nëse ka diçka për të sqaruar, flisni sot dhe nesër shijoni momente relaksim më të plota.

Peshorja

Kjo fundjavë për ju do të jetë tepër e rëndësishme pasi Hëna dhe Venusi ju favorizojnë. Më në fund do të gjeni pak qetësi dhe shumë shpejt do të dilni nga një konflikt që ju ka munduar shumë. Çiftet që kishin probleme në fillim të pranverës ka ardhur koha të flasin me njëri-tjetrin dhe nesër të kalojnë një ditë shumë interesante së bashku.

Akrepi

Kjo hënë e kundërt sot mund të nxjerrë në dritë disa probleme. Korriku do të jetë një muaj me ndryshime të mëdha në jetën tuaj. Nëse keni pasur probleme në marrëdhënie tuaj tani mund të gjendet zgjidhja. Sonte mos rrini shumë vonë pasi mund të përballeni me situata që do t’iu nervozojnë papritur.

Shigjetari

Para se të pohoni ose mohoni një dashuri duhet të mendoheni mirë më parë. Shumë prej jush do të përballen me një largim të ri ose të mendojnë për një të ardhme sfiduese. Kjo fundjavë për ju do të jetë paksa e lodhshme.

Bricjapi

Kohët e fundit jeni përballur me situata aspak të këndshme në punë. Megjithatë ju këshillojmë të mos bëni zgjedhje të rrezikshme që do t’iu kushtojnë shumë.  Para se të thoni mjaftueshëm, mendoni se të nisni sërish nga e para mund të jetë e vështirë për ju ndaj është më mirë të mbyllni sytë përpara disa situtave që nuk iu pëlqejnë. Për momentin keni nevojë për dikë pranë jush.

Ujori

Për të lindurit në shenjën e Ujori fundjava do të ketë trazira të vogla të cilat do të kapërcehet lehtë. Duhet të bëni përpjekje dhe yjet do t’iu shpërblejnë të dielën me takime shumë të rëndësishme.

Peshqit

Ju këshillojmë që të mos e ktheni kokën pas në të kaluarën tuaj edhe pse ndonjëherë ajo rikthehet. E tashmja ka shumë gjëra të rëndësishme. Do t’u kushtoni shumë vëmendje ndaj marrëdhënies suaj.