Home Lifestyle Disa mënyra të thjeshta praktike për të freskuar shtëpinë tuaj
Disa mënyra të thjeshta praktike për të freskuar shtëpinë tuaj
0

Disa mënyra të thjeshta praktike për të freskuar shtëpinë tuaj

0
0

Moti i nxehtë ju detyron që sapo të shkoni në shtëpinë tuaj të qëndroni sa më pranë kondicionerit. Pavarsisht se ai është mjeti që ju jep zgjidhje të menjëhershme nuk këshillohet të përdoret gjatë gjithë kohës. Ndaj do t’iu prezantojmë disa mënyra të thjeshta sesi ta freskoni shtëpinë tuaj pa përdorur kondicionerin.

Mundohuni t’i mbani dritaret e mbyllura gjatë ditës. Kjo mënyrë e thjeshtë do të mund ta pengojë vapën të deportojë brenda shtëpisë suaj.

Ajroseni shtëpinë tuaj herët në mëngjes ose në dark vonë. Në këto periudha të ditës ajri jashtë është i freskët.

Mos gatuani natën vonë.Përpiquni të gatuani më herët, akoma pa u mbledhur të gjithë në shtëpi. Nëse e lini gatimin për në darkë shtëpia juaj do të kthehet në një serë të vërtet.

Shmangni perdet e bardha. Ndoshta mund të jeni adhurues i ngjyrës së bardhë, por perdet e bardha nuk iu ndihmojnë shumë gjatë verës pasi ato thithin shumë nxehtësinë e dielli. Perdet me ngjyra do të ishin idealet pasi do të pengonin depërtimin e rrezeve dhe nxehtësinë e diellit.

Përqendrohuni në temperaturën e trupit tuaj, jo në shtëpinë tuaj. Mundohuni të konsumoni pije freskuese gjatë gjithë kohës. Mos harroni uji është shumë i rëndësishëm në këtë periudhë. Nëse gjatë natës ndieni vapë, ngrihuni dhe zhysni këmbët tuaja në ujë të ftohtë. Kjo mënyrë do t’iu freskojë shumë.

Link: https://www.huffpost.com/entry/ways-to-cool-your-home_n_5516182

Burimi i fotos: pexels.com