Home ShowBiz ‘Nuk e kam besuar që do të vinte dita që do të vdisja për dikë’, Ledri Vula rrëfen njohjen me Sarën
‘Nuk e kam besuar që do të vinte dita që do të vdisja për dikë’, Ledri Vula rrëfen njohjen me Sarën
0

‘Nuk e kam besuar që do të vinte dita që do të vdisja për dikë’, Ledri Vula rrëfen njohjen me Sarën

0
0

Ledri Vula ka qenë i ftuar në ‘A live night’ ku për herë të parë kemi pasur mundësinë ta shikojmë në një intervistë ndryshe.

Reperi ka rrëfyer njohjen me Sarën.

“Më Sarën jam njohur shumë rastësisht. Në një koncert në Gjermani, ku shoqet e Sarës donin të vinin të më shihnin live. Sara nuk më njihte. Më dinte këngët, por nuk e dinte kush isha. Ka ardhur me shoqet. Kur erdhi të bëjë foto, më ka pëlqyer Sara. Më pas nisëm të flasim në Instagram, derisa e kam takuar. Për herë të parë e takova në Shqipëri, më ka munduar derisa e kam takuar. Publike u bë sepse na kanë parë njerëzit bashkë, dhe ka shkuar virale. Herë të tjera më pengonte nëse e dinin, me Sarën nuk më bezdiste”.

Reperi ka treguar se me Sarën janë goxha të ndryshëm por së bashku plotësojnë njëri-tjetrin dhe kjo është më e bukura e marrëdhënies tyre.

Për sa i përket ardhjes në jetë të Poem, Ledri shprehet:

“Që do vinte dita që unë do vdisja për dikë, nuk e kam besuar. Asgjë nuk bëj për vete, gjithçka e bëj për të. Gjithçka që bëj sot e bëj për të”, është shprehur mes emocionesh artisti.

Linku: https://www.youtube.com/watch?v=uuJHkrcXuaI

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/ledrivula/?hl=en

tags: