Home Lifestyle Një histori e re dashurie kurorëzohet, horoskopi 27 qershor 2022
Një histori e re dashurie kurorëzohet, horoskopi 27 qershor 2022
0

Një histori e re dashurie kurorëzohet, horoskopi 27 qershor 2022

0
0

Dashi

Kjo javë për Dashin ka për të qënë një pikënisje e lajmeve të  rëndësishme.

Në aspektin profesional do të keni disa ide në mendje, të cilat do t’iu duhet ti finalizoni në javët në vazhdim. Në ditët e ardhshme, dashuria do të marri një rrugëtim të ri.

Demi

Shenja e Demit duhet të gjejë qetësinë dhe ndoshta edhe të marrë disa ditë pushim, larg shqetësimeve dhe të mendojë për një vjeshtë rikuperimi.

Binjakët

Për Binjakët në ditët në vazhdim pritet një takim i këndshëm, madje dëshira për t’iu rikthyer një historie dashurie të vjetër. Në aspektin profesional gjërat janë duke shkuar mirë gjithashtu.

Gaforrja

Pas një fundjave relaksuese fillimi i kësaj jave do të nisë me disa vështirësi të vogla. Ka nga ata që kanë pasur probleme dhe tani do të kuptojnë se cilët janë njerëzit me të vërtetë të rëndësishëm, sepse të gjithë janë gati të japin dorën me fjalë, por miqtë e sinqertë njihen në raste të vështira.

Luani

Dita e sotme për të lindurit e kësaj do të nis me disa mosmarrëveshje të vogla . Sot përpiquni t’i bëni gjërat me kujdes dhe të tregoheni tolerant. Në dashuri do t’iu duhet pak më shumë durim. Nesër do të jetë një ditë më e mirë.

Virgjëresha

Është e rëndësishme që shenja e Virgjëreshës të bëjë një  pushimi relaksues, kjo ditë do të jetë interesante por edhe pak konfuze. Nëse ka diçka për të sqaruar, flisni sot dhe nesër shkëputuni nga problemet dhe përpiquni të relaksoheni.

Peshorja

Gjëja më e mirë e kësaj dite është se më në fund do të gjeni pak qetësi dhe të dilni nga konfliktet. Do t’iu duhet kohë për të zgjedhur konfliktet që do të vijë në vazhdim. Në dashuri do të keni një ditë interesante.

Akrepi

Dita sot mund të fillojë me disa probleme por duhet të shkoni më tej dhe të mendoni për zgjedhjen e tyre. Nëse keni pasur probleme në marrëdhëniet me të tjerët, tani  është koha që mund të gjeni zgjidhje.

Shigjetari

Para se të thoni gjëra të tilla si “Unë do të të dua përgjithmonë” ose “Mjaft me këtë dashuri” mendoje dy herë sepse ky është një moment shumë konfuz për ju. Mundohuni mos të qëndroni deri vonë duke punuar, kjo periudhë mund të jetë disi e lodhshme për ju.

Bricjapi

Ky moment  është një periudhë e papërshtatshme për të marrë vendime në  punë.

Do të keni një rinovim të kontratës edhe pse mund të mos iu duket e drejtë të punoni me të njëjtët persona. Para se të thoni mjaftueshëm, mendoni për këtë, shumë njerëz edhe me një karrierë të mirë pas tyre duhet të fillojnë nga e para.

Ujori

Për të lindurit në shenjën e Ujorit, dita e sotme do të jetë një ditë energjike, por edhe me disa shqetësime të vogëla që do të kapërcehen në vazhdim. Duhet të bëni më shumë përpjekje për të fituar një mundësi të dytë nga njerëzit që mund të keni zhgënjyer.

Peshqit

Nuk ka nevojë të shikoni në të kaluarën edhe nëse e kaluara ndonjëherë kthehet në jetën tuaj shpesh edhe kur ju nuk e kërkoni atë.

Këtë javë disa prej jush ju pret të ktheheni në një punë që e kishit ndërprerë. Të tjerët mund të rizbulojnë një miqësi që është mbyllur.

Linku: https://www.superguidatv.it/oroscopo-paolo-fox-del-giorno-lunedi-27-giugno-2022/

Burimi i fotos: Unspalsh.com