Home ShowBiz Elgit Doda vihet në siklet nga pyetjet e fëmijëve,”Ç’ne Klea me ty?”
Elgit Doda vihet në siklet nga pyetjet e fëmijëve,”Ç’ne Klea me ty?”
0

Elgit Doda vihet në siklet nga pyetjet e fëmijëve,”Ç’ne Klea me ty?”

0
0

Këngëtari shumë i dashur për publikun Elgit Doda ka qenë i ftuar mbrëmjen e djeshme në programin me fëmijë “Në kurthin e Piter Panit”. Përmes pyetjeve të tyre ai zbuloi detaje mbi jetën e tij personale dhe profesionale.

Mirëpo, edhe për të nuk munguan pyetjet e çiltra dhe tepër ngacmuese nga fëmijët e emisionit. Këto pyetje lidheshin më tepër me partneren e tij Klea Huta

“Elgit ti ke një nuse më të bukur nga të gjitha vajzat , por dua të di si të zgjodhi ajo ty?”, ishte pyetja e një prej vajzave të programit.

Këngëtari teksa vihet në siklet pohon se ishte pikërisht ai që e zgjodhi Klean, pasi po të ishte në dorën e Kleas, sipas tij, ajo nuk do ta zgjidhte.

“Na takon ne meshkujve, është më xhentile që ta zgjedhim ne femrën dhe t’ia mbushim mendjen që jemi të mirë”, tha mes të tjerash këngëtari.

Ai nuk i shpëtoi as pyetjes për vonesën e unazës të cilës iu përgjigj plot sportivitet mes batutave e të qeshurave.

“E kisha harruar tek xhepi i pantallonave të tjera prandaj e bëra kaq vonë. Edhe ne të mëdhenjtë bëjmë ndonjëherë gabim, por më mirë vonë sesa kurrë. Nuk e kisha bërë më herët edhe e bëra në momentin e duhur, në ditëlindjen e Kridit. Unë vendosa që në ditëlindjen e Kridit t’i dhuroja unazën që ajo e kishte aq shumë qejf.”- rrëfeu ai.

 

Link: https://youtu.be/EaOzOgwI_K8

Burimi i fotove: https://www.instagram.com/p/CRSDdvVDXEb/?utm_source=ig_web_copy_link