Home ShowBiz Akuza drejt Shakirës? Ish kunati i saj zbulon detaje të pathëna rreth ndarjes me Piqué
Akuza drejt Shakirës? Ish kunati i saj zbulon detaje të pathëna rreth ndarjes me Piqué
0

Akuza drejt Shakirës? Ish kunati i saj zbulon detaje të pathëna rreth ndarjes me Piqué

0
0

Roberto Garcia, ish i dashuri i njërës prej motrave të Shakirës, ka folur në një intervistë për median spanjolle “EsDiario” ku siguroi se edhe pse ish kunata e tij dhe futbollisti dukeshin se kishin një marrëdhënie perfekte, në realitet ekzistonin mjaft problemet mes tyre. Sipas tij gjithçka filloi muaj më parë për arsyet që ishin thjesht ekonomike.

Garcia deklaroi se në një rast Pique i kërkoi këngëtares kolumbiane një shumë të madhe parash për të investuar në biznese të tjera, por ajo e refuzoi pasi prindërit e saj nuk ishin dakord. Ai theksoi se ishin pikërisht prindërit e Shakirës ata që vendosnin mbi financat e saj.

Që nga ai moment marrëdhënia e tyre u kris duke nisur zënka të vazhdueshme që përfunduan duke i ndarë.

“Sipas asaj që më ka pohuar një person shumë i afërt i tyre, mes të dyve ka pasur një problem ekonomik. Me sa duket, Pique i ka kërkuar para Shakirës për një çështje investimi dhe familja e këngëtares nuk ka pranuar t’ia japë”, tha Roberto Garcia.

Ai gjithashtu zbuloi një tjetër fakt të pathënë më parë duke ngritur kështu dyshime se një nga arsyet që shkatërroi lidhjen e dyshes së shumëpërfolur ishte se këngëtarja nuk ka pasur kurrë synime të martohej me futbollistin. Garcia theksoi se ajo ishte e fiksuar vetëm që Pique të ishte babai i fëmijëve të saj:

“Shakira u fiksua pas Piquen, sepse i pëlqente që ai të ishte babai i fëmijëve të saj. Ajo e dinte se nuk do të martohej kurrë me të”, shtoi ai.

Link: https://www.marca.com/en/lifestyle/celebrities/2022/06/27/62b9268eca4741a11f8b45cd.html

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CRmpUZ3MC8n/?utm_source=ig_web_copy_link