Home ShowBiz Merret vendimi për R Kelly pas akuzave për abuzimet seksuale, ja me sa vite u dënua ai
Merret vendimi për R Kelly pas akuzave për abuzimet seksuale, ja me sa vite u dënua ai
0

Merret vendimi për R Kelly pas akuzave për abuzimet seksuale, ja me sa vite u dënua ai

0
0

Reperi Amerikan 55 vjeçar, R Kelly, në muajin shtator të vitit të kaluar u shpall fajtor për trafikim seksual dhe shantazhim ndaj të abuzuarve. Mbi të rëndonin rreth nëntë akuza të tilla që i përkisnin një harku kohor prej 20 vitesh dhe në grupin e viktimave përfshinin gra, vajza dhe djem.

Këtë të mërkurë, gjykatësja Ann Donnelly vendosi dënimin me 30 vite heqje lirie, pasi deklaratave të të abuzuarve që dëshmuan shfrytëzimin e Kelly-t ndaj tyre.

Në gjyq, viktimat përshkruan se si Kelly, emri i vërtetë Robert Sylvester Kelly, i nënshtronte për shkak të tekave të tij perverse dhe sadiste kur ata ishin të mitur. Disa thanë se ai u kërkonte atyre t’i bindeshin rregullave të vendosur prej tij dhe t’i kërkonin leje për të kryer nevojat e tyre personale.

Dënimi i Kelly vjen pasi akuzat për sjellje të pahijshme seksuale u ngritën për herë të parë. Në grupin e akuzuesve përfshihej edhe ish-bashkëshortja e tij, Andrea Kelly, e cila deklaroi se kishte frikë se Kelly mund ta vriste atë.

 

Link: https://www.theguardian.com/us-news/2022/jun/29/r-kelly-sentenced-sexual-abuse

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CfZ4gzMtkY0/?utm_source=ig_web_copy_link

tags: