Home Lifestyle Projekte të mëdha për këto shenja, horoskopi 2 korrik 2022
Projekte të mëdha për këto shenja, horoskopi 2 korrik 2022
0

Projekte të mëdha për këto shenja, horoskopi 2 korrik 2022

0
0

Dashi

Dita sot rezervon për ju situata të lodhshme por premtuese, do të mund të realizoni një projekt me një person tjetër të shenjës tuaj apo Luanit. Sigurisht që jo të gjitha projektet që keni në mendje do të mund të realizohen, por sot është një ditë e mirë për të realizuar njërin prej tyre.

Demi

Të lindurit e kësaj shenje do të kenë një ditë të rëndësishme për sa i përket punës, por duhet të mbroheni nga akuzat e njerëzve që në një farë mënyre përpiqen të ngadalësojnë suksesin tuaj. Duhet të keni kujdes me paratë dhe shpenzimet tuaja.

Binjakët

Këto ditë do të përjetoni ditë të veçanta në dashuri. Imagjinata është e rëndësishme, i vetmi rrezik është kur keni shumë kreativitet dhe sidomos në fillim të një lidhjeje mund të krijoni shumë pritshmëri që mund t’iu zhgënjejnë.

Gaforrja

Këto ditë do të ndiheni sikur po shkoni drejt qetësisë, por ka ende probleme fizike, tensione,  dhe çështje të pazgjidhura në jetë tuaj. Të dalësh kundër dikujt në nivel ligjor është e kotë dhe ndoshta do të ketë edhe tensione nga ky këndvështrim.

Luani

Ju nuk keni pse të shqetësoheni nëse do të ketë ndonjë betejë, sepse në fund do të jeni fitimtarë. Yjet ju favorizojnë kështu që nëse dikush përpiqet t’ju bllokojë ju mund të reagoni.

Virgjëresha

Është momenti të reflektoni më mirë mbi veprimet tuaja.

Ndoshta keni qenë paksa shumë krenar dhe të ashpër në reagimet tuaja, keni menduar se mund të bëni gjithçka vetë, por më pas nuk ndodhi kështu. Dashuria do të jetë mirë gjithashtu.

Peshorja

Për të lindurit e kësaj shenje, ditët e ardhshme do të jenë në periudhë e mirë rikuperimi.

Do të ndiheni më afër me partnerin tuaj. Deri më tani, fati ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm në jetën tuaj, një fat që nuk mund të luftohet por vetëm të përmbushet.

Akrepi

Kjo do të jetë një ditë e çuditshme, dhe me tensione. Ndoshta edhe ju keni diskutuar me një person, ndoshta me një pjesëtar të familjes.

Nëse e doni dikë kaq shumë, është normale të përjetoni tensione, por mos lejoni që krenaria të rrezikojë marrëdhëniet tuaja.

Shigjetari

Në lidhjet afatgjata ekziston rreziku që të keni shpërqendrime, ndonjëherë mendoni se keni bërë gjënë e duhur, por në realitet nuk jeni të sigurt për të. Mund të keni tundime nga jashtë, ata që punojnë larg partnerit duhet të përpiqen ti qëndrojnë besnik ndjenjave të tyre.

Bricjapi

Për fat të mirë, këto dy ditë do të jenë të ndryshme nga ditët e kaluara, të cilat do t’iu sjellin emocione dhe gëzim. Fundjava ju rezervon supriza të favorshme. Në punë do t’iu duhet të përpiqeni pak më shumë.

Ujori

Mundohuni të shmangni polemikat këto ditë sepse thjesht nuk ia vlejnë. Do t’iu duhet të zgjidhni çështje më të rëndësishme sesa polemika të vogla. Ndoshta është koha për të rikthyer në lojë një projekt që ju intereson shumë.

Peshqit

Sot do të jetë një ditë pozitive, ndaj do të jetë mirë të flisni nëse keni lënë pezull një çështje apo grindje me dikë. Vlerësoni me qetësi propozimet që do t’iu vijnë.

Linku: https://www.superguidatv.it/oroscopo-paolo-fox-weekend-le-previsioni-di-oggi-sabato-2-luglio-2022/

Burimi i fotos: pexels.com