Festivali më i madh i muzikës shqiptare “Alba Festival” këtë verë do të mbahet në Zvicër në datat 2 dhe 3 korrik.
Shumë emra të njohur të muzikës shqiptare do të marrin pjesë në këtë festival.
Megjithatë një nga këngëtaret e njohura shqiptare mungon pavarësisht faktit se koncerti do të mbahet në vendin ku ajo jeton.
Bëhet fjalë për Loredanën, por ajo e ka një përgjigje për mungesën e saj.
E pyetur nga një ndjekës për prezencën në “Alba Festival” përgjigjja ishte shumë e shkurtër dhe e prerë ‘120 mijë euro’.
Ky çmim i lartë nuk është dëgjuar ndonjëherë, por mesa duket ky është kushti i Loredanës për prezencën e saj.
Link: https://www.instagram.com/stories/loredana/2873630355547678709/
Burimi i fotos:
https://www.instagram.com/p/CU4wmxTNLIG/?utm_source=ig_web_copy_link