As vet nuk është i qartë! Përgjigjia e Ardian Bujupit për Jasminën bën përsëri lëmsh rrjetin
Kohët e fundit këngëtari Ardian Bujupi është duke bërë lëmsh gjithë rrjetin me deklaratat e tij të paqarta mbi lidhjen e tij.
Trekëndëshi Ardian-Jasmin-Sabrine vazhdon të përflitet pasi asnjë prej tyre nuk jep një përgjigje të prerë, por vazhdojnë të ngrejnë dyshime.
Para disa ditësh këngëtari ka bërë një bisedë virtuale me ndjekësit ku ka dhënë një përgjigje mbi një rikthim të mundshëm me kërcimtaren Sabrine Khan.
“Jo, ajo punon si kuzhiniere për mua” ka shkruar këngëtari duke e shoqëruar me një video ku balerina shihet duke gatuar në kuzhinë.
Mirëpo i pyetur në “Pushime on Top” për një lidhje të mundshme me Jasmenin këngëtari është treguar përsëri shumë konfuzë. Ai fillimish ka pohuar se e ka thjesht shoqe, por vazhdimi i përgjigjes të çon përsëri në ujëra të ngatërruara.
“Kam qenë në Tiranë dhe nuk e lë pa e thërritur, sepse e kam shoqe. Dhe më ka ndihmuar, çfarë është private mbetet private. As ne nuk e dimë se çfarë kemi me vete…”, është përgjigjur këngëtari.
Linku: https://www.instagram.com/tv/CfrdtXfjAD4/?utm_source=ig_web_copy_link
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CGFs0uaMrBR/?utm_source=ig_web_copy_link