Home ShowBiz Po performonte live, kitaristi i njohur humb ndjenjat në skenë
Po performonte live, kitaristi i njohur humb ndjenjat në skenë
0

Po performonte live, kitaristi i njohur humb ndjenjat në skenë

0
0

Legjenda e kitarës Carlos Santana është duke u rikuperuar pasi humbi ndenjat në skenë gjatë një koncerti.

Ngjarja ka ndodhur të martën mbrëma, ndërkohë që kitaristi ndodhej në mes të performancës.

Muzikanti 74-vjeçar po performonte në Pine Knob Music Theatre në Clarkston, Michigan, kur u rrëzua.

Fotot dhe videot e postuara në mediat sociale treguan mjekët që trajtonin Santana-n në skenë.

Ai u duk duke përshëndetur audiencën teksa po largohej me rrota, gjë që shkaktoi brohoritje nga ata që mbetën në vend.

Burime pranë këngëtarit kanë thënë për mediat se gjendja e tij shëndetësore është e stabilizuar.

Linku: https://www.instagram.com/p/CfqLv9LF-l_/?hl=en

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CVNw7m9F3FK/?hl=en