Home ShowBiz E përfolur për operacione plastike të shumta, Kim Kardashian zbulon të vërtetën
E përfolur për operacione plastike të shumta, Kim Kardashian zbulon të vërtetën
0

E përfolur për operacione plastike të shumta, Kim Kardashian zbulon të vërtetën

0
0

 

Kim Kardashian gjithë kohën është përfolur për operacione plastike për të patur një fytyrë perfekte.

Megjithatë në një intervistë për Allure, Kim Kardashian hedh poshtë disa ide të gabuara mbi operacionet plastike që janë përfolur se ajo ka kryer në fytyrën e saj .

Sipas saj, ajo kurrë nuk ka prekur buzët dhe mollëzat e saj.

“Nuk i kam mbushur kurrë buzët dhe mollëzat,” pohon ajo.

Ajo gjithashtu pohoi se nuk ka pasur kurrë zgjatime të qerpikëve, por zbulon se ka përdorur pak botox midis vetullave.

Mesa duket edhe Kim Kardashian e ka një pjesë të trupit që nuk e preferon.

“I urrej duart e mia, ato janë të rrudhura dhe të rënda. Por unë kam jetuar gjithë jetën me to. Kam ndryshuar kaq shumë pelena me këto duar dhe kam përqafuar foshnjat e mia me këto duar, kështu që jam në rregull me to. Të plakesh nuk do të thotë që nuk do të përpiqesh për përsosmëri, por kur arrini një pikë thoni , “OK, shëndeti im është më i rëndësishëm se çdo gjë tjetër”, përfundon ylli i ‘Keeping Up with the Kardashians’.

Linku: https://www.etonline.com/kim-kardashian-reveals-what-she-has-and-has-not-done-to-her-face-186928

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CfbsJmGupx0/?utm_source=ig_web_copy_link