Home ShowBiz Frederik Ndoci merr vendimin e papritur, vjen lajmi i mirë për ndjekësit
Frederik Ndoci merr vendimin e papritur, vjen lajmi i mirë për ndjekësit
0

Frederik Ndoci merr vendimin e papritur, vjen lajmi i mirë për ndjekësit

0
0

Frederik Ndoci është një nga asrtistët më të spikatur të vendit tonë. Nëpërmjet një postimi në rrjete sociale artisti ka treguar vendimin e rëndësishëm që ka marrë pas shumë vitesh.

‘Të dashur miq, ju që më ndiqni nga afër dhe nga larg, ju që më mbështesni e më inspironi në çdo moment të aktivitetit tim! Dua të ndaj me ju një të vërtetë të madhe që me shumë dhimbje e vërtetova duke vendosur një “bast” të madh me jetën time. Shqiptaria ka pasur e ka prodhuar vazhdimisht jo vetëm artiste, njerëz të pasjonuar dhe talente të kalibrit ndërkombëtar, por edhe mendimtarë, shkencetarë e sportistë të shquar. Kombit tonë sot nuk i mungojnë vlerat, as mendjet…Kombit tonë i mungon më shumë se kurre “zemra”! Kur nënës i mer bijtë i ke tharë shpirtin, e njësoj ky komb po thahet nga eksodi i bijve më të vyer. Bota po na mer sot, si dhe dje, si dhe ndër shekuj, po zgjedh e mer per vete me te miret nder ne…duke na tharë shpirtin si komb! Të dashur bashkatdhetar, unë si dhe shumë prej jush iu dhash tash e 10 vjet botës për mundesit që më ofroi. Këndova, krijova e jetova me të tjera gjuhë e vise, në të tjera skena, në të tjerë qiej!!!

E sot pas kaq vitesh me mundesi të rralla që mu dhanë anekënd botës, vleresime te arta, respektin dhe bashkëpunimin e “peshave të rëënda” të skenës dhe artit botëror, vendosa për vete, për ju, për ne, të kthehem në votrën teme, në tokën më të ëmbël, në vendin ku e shtrenjta nan më lindi, ku zemra rrahu fort në këngën e parë dhe atë të fundit, ku lash shpirtin dhe ëndrrën më të bukur që më dhatë të gjithë ju bashkë. E un do kthehem tash pergjithmonë! Të këndoj për kët vend, ma t’bukrin dhe e qiell, ma t’bukrat male, fusha e dete, do këndoj për shqiptarinë ktu, sepse ktu me knon zemra, ktu ma don shpirti me ken!!! Ju falenderoj qe me ndiqni, dhe ju ftoj ne projektet, dhe aktivitetin tim artistik ne vijim! Zoti ju bekoftë kudo qe jeni!’

Linku: https://www.facebook.com/frederikndocifanpage

Burimi i fotos: https://www.facebook.com/frederikndocifanpage

tags: