Fifi gjithmon ka qënë në qendër të vëmendjes së publikut jo vetëm për projektet e saj muzikore,por edhe për jetën personale.
Këngëtarja asnjëherë nuk ngurron të ndaj me ndjekësit detaje nga jeta e saj private, por kohët e fundit ajo është përballur me shumë komente negative.
Fifi mesa duket është lodhur tepër prej tyre dhe ka vendosur t’i jap një përgjigje të gjithëve duke përshkruar me fjalë të ndjera një panoramë të jetës së saj me gjithë vuajtjet dhe gëzimet.
“Pas kësaj buzeqeshje ka shumë plage që jam mundu me vite me i shëru .. pas kësaj buzëqeshje ka shumë dështime .. pas Fifit që e shihni ju është një fëmije i vogël që nuk kishte dhe u deformu t’u punu për me bo e me arrit dicka në jetë .. pas çdo shpërthimi emocional që kam pas -dicka keni pa e dicka s’keni me pa kurrë. Ka shumë thika, ka shumë brryla e ka shumë të padrejtësi që s’keni me i kuptu se nuk i keni provu. Gjithsesi, si njeri që jam me të meta, e me budallëk, me të mira e të kqijaa – JAM NJERI, ka shpjeguar Fifi.
Linku: https://www.instagram.com/p/Cf1Nl61NQqB/?utm_source=ig_web_copy_link
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CewRaQsto75/?utm_source=ig_web_copy_link