Selena Gomez e ka gjetur belaja, arrestohet ndjekësi i fiksuar pas tentativës së tij të rrezikshme
Shtëpia e Selena Gomez në Los Angelos është pushtuar përsëri nga një tjetër fans i çmendur i saj vetëm disa javë pasi një burrë i vuri flakën një dysheku me emrin e saj jashtë të njëjtës pronë.
Një fans tepër i fiksuar pas këngëtares u përpoq të takonte Selena Gomez, ndërsa u hodh nga gardhi i shtëpisë së saj në Los Anxhelos të dielën në mesnatë.
Sigurimi i yllit muzikor arriti ta kapte burrin në flagrancë rreth orës 1 të mëngjesit, raportoi TMZ.
Fatmirësisht Gomez nuk ishte në rezidencë në kohën kur agresori bëri tentativën e rrezikshme.
Policia u thirr me shpejtësi dhe agresori u dënua.
Ndërhyrja ishte e menjëherë pasi një i dyshuar tentoi t’i vinte flakën një dysheku jashtë pasi shkroi emrin e Selenes me një lloj boje që dukej sikur të ishte gjak.
Ndërkohë, ish-ylli i Disney-t po shijon kohën në Francë, ku po promovon linjën e saj të bukurisë.
Linku:https://www.dailymail.co.uk/tvshowbiz/article11000127/Selena-Gomezs-LA-home-intruded-second-time-zealous-fan-star-works-Paris.html
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Cbx80EjOUmo/?utm_source=ig_web_copy_link