Home ShowBiz I ati e bëri të përjetonte momente të vështira, Blendi Fevziu e zbulon për herë të parë
I ati e bëri të përjetonte momente të vështira, Blendi Fevziu e zbulon për herë të parë
0

I ati e bëri të përjetonte momente të vështira, Blendi Fevziu e zbulon për herë të parë

0
0

Blendi Fevziun dhe pse jemi mësuar ta shikojmë gjatë gjithë kohës në ekran daljet e tij në intervista janë të rralla.

Së fundmi ai ka qenë i ftuar tek ‘Të Paekspozuarit’ ku ka ndarë me ndjekësit një nga momentet më të vështira të jetë së tij.

‘Mbaj mend një moment. Duhet të kem qenë 11 vjeç. Im atë më tha:’Do të dalim pak bashkë’. Prindërit atëherë ishin shumë të rëndë. Po ecnim në një rrugë të errët dhe kisha idenë do të përfundonim te akulloret. Ai më tha:’Do të them një gjë’, me ton serioz.

Më tha: ‘Ka mundësi të më arrestojnë, mund të kem probleme, kanë arrestuar një mikun tim. Ti duhet të kujdesesh për mamin dhe për motrën’. Motra ishte katër vjeç. Unë në atë moment, befas, e mora me dramaticitet të madh, me idenë mua do të më ngelet shtëpia. Mendova, duhet të mendoj për shtëpinë, si do të zgjidhja unë problemin. M’u duk si përgjegjësi. Kur e mendoj sot, t’i them unë vajzës ti do të kesh shtëpinë.

Sot një njeri nuk e kupton dot. Në atë moment, e harrova akulloren, u ktheva në shtëpi dhe doja të takoja një shok t’ja thosha atij, se si duhet zgjidhur kjo. Nuk e arrestuan dhe nuk m’u desh ta kisha këtë barrë, por shumë herë në jetën time jam detyruar të marr vendime sepse jetoja larg prindërve dhe duhet të merrja vendime që nuk kisha kohë. E vetmja mënyrë për të marrë vendime ishte instikti. Gjithmonë kam menduar që nuk duhet të jesh proteksionist me fëmijët sepse i bën të pazotë’- u shpreh gazetari.

Linku: tëpaekspozuarit

Burrimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Cfi-DNZt1hz/

tags: