Home ShowBiz Jennifer Lopez rrëfen si ndryshoi jeta e saj pas një sulmi të fortë paniku
Jennifer Lopez rrëfen si ndryshoi jeta e saj pas një sulmi të fortë paniku
0

Jennifer Lopez rrëfen si ndryshoi jeta e saj pas një sulmi të fortë paniku

0
0

Diva muzikore 52-vjeçare ka folur kohët e fundit për një sulm paniku të shkaktuar nga lodhja e tepërt dhe e bëri atë të ndryshonte mënyrën se si jetonte jetën e saj.

“Kishte një moment në jetën time ku flija 3 deri në 5 orë në ditë. Isha në xhirime gjatë gjithë ditës dhe në studio gjatë gjithë natës. Gjithashtu gjatë fundjavave duke bërë xhirime” zbuloi ajo në edicionin e ri të saj të “On the JLo”.

“Isha në fund të të 20-ave dhe mendoja se isha e pathyeshme,” tha ajo.

Aktorja kujtoi një rast shumë të rëndë kur shëndeti i saj fizik dhe mendor u përballë me një të papritur për shkak të lodhjes së tepërt.

Ajo përshkroi gjendjen e rënduar kur papritur ndieu se nuk mund të lëvizte.

Isha plotësisht e ngrirë. Simptomat e sulmit të panikut filluan ta trembnin dhe frika u komplikua”, tha Lopez, duke shtuar se ajo kishte probleme me shikimin e saj pasi nuk po shihte qartë.

“Roja ime e sigurisë më mori dhe më çoi te mjeku.Kur arrita aty të paktën mund të flisja, dhe isha aq e tmerruar sa mendova se po humbisja mendjen. Doktori më tha se nuk isha e çmendur, por kisha nevojë për gjumë, për orar të plotë gjumi dhe duhet të mos merrja kafeinë dhe të stërvitesha”.

Më pas ai e këshilloi  të gjithë shikuesit të merrnin shtatë deri në nëntë orë gjumë në ditë, duke u larguar nga kafeina.

Linku: https://nypost.com/2022/07/11/jennifer-lopez-thought-panic-attack-in-late-20s-made-her-go-crazy/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CecrcPyrPMj/?utm_source=ig_web_copy_link