Home Lifestyle Momente të sikletshme dhe nervozizmi për këto shenja, horoskopi 13 korrik 2022
Momente të sikletshme dhe nervozizmi për këto shenja, horoskopi 13 korrik 2022
0

Momente të sikletshme dhe nervozizmi për këto shenja, horoskopi 13 korrik 2022

0
0

Dashi

Dita e sotme do të jetë një ditë mjaft e vështirë për ju, për shkak të hënës së kundërt. Orët e ardhshme do të jenë më të lodhshme, qoftë edhe nëse mendoni për gjëra të vogla. Ndaj mundohuni të ruani qetësinë. Në krahasim me vitin e kaluar, ky vit është nisur mbarë parvarësisht pengesave të vogla. Keni durim, nuk mund të prisni që të merrni gjithçka menjëherë.

Demi

Sot ju pret një ditë e bukur, e ndriçuar nga Hëna dhe Marsi i favorshëm. Më në fund po e kuptoni se keni dalë nga periudha e errët dhe po rifitoni besimin për të ardhmen. Fundjava do të jetë tepër interesante për ju. Beqarët do të kenë takime dhe njohje të reja.

Binjakët

Që nga dita e sotme dhe tre ditët në vazhdim premtojnë shumë për ju. Orët e ardhshme janë perfekte ndaj mund të vini në lojë gjithë kreativitetin tuaj, të punoni për diçka të re dhe të këndshme. Kjo është një periudhë e shkëlqyer për ata që duan të bëhen protagonistë të së ardhmes së tyre.

Gaforrja

Do të keni tensione të reja, nëse nuk tregoheni të kujdesshëm edhe në disa diskutime familjare. Së fundmi keni vendosur të ndryshoni rutinë. Nëse ndonjëherë bëni sikur nuk ju intereson, por ka ditë si kjo që ju rëndojnë shumë. Prej shumë kohësh po prisni përgjigje që po ju mundojnë.

Luani

Sot do të karakterizoheni nga energji dhe dëshirë për t’u përfshirë. Ju prisni plot mundësi të reja. Kohët e fundit jeni absolutisht të sigurt se po shkoni drejt një të ardhmeje shumë të rëndësishme. Vetëm kini kujdes të mos e teproni me shumë vetëbesim. Marrëdhënie intriguese me Shigjetarin, Dashin dhe Binjakët.

Virgjëresha

Sot duhet të lini pas vetes konfuzionin e të hënës së kaluar. Përgjigjet e rëndësishme do t’iu vijnë në ditët në vijim. Një projekt i nisur muajin e kaluar do të përfundojë shpejt në shtator. Nëse qershori nuk ishte aq i mrekullueshëm, korriku do të jetë shumë më stimulues, sidomos duke filluar nga data 18. Në dashuri, vetëkontrolli do t’iu duhet deri të dielën.

Peshorja

E sotmja premton të jetë një ditë disi e çuditshme. Kini kujdes dhe vëmendje e veçantë  për orët në vijim, sepse mund të jeni në qendër të ndonjë provokimi apo momentesh të një  sikleti të madh. Nga ana tjetër, ju thjesht dëshironi të jeni në paqe. Përqendrohuni në largimin e kësaj pasigurie të brendshme që ju mundon për një kohë.

Akrepi

Sot do të mbështeteni tek një hënë të mrekullueshme, por e enjtja dhe e premtja do të jenë dy ditë jo aq të këndshme për ju. Fundjava do t’iu rikthejë përsëri në humor të mirë.  Mesi i muajit korrik premton shumë për ju. I vetmi shqetësim do të jetë Marsi i kundërt në shenjën tuaj që do të sjellë trazira. Kujdes nga momentet e nervozizmit.

Shigjetarit

Gjatë ditës së sotme do të ndjeni nevojën për t’i thënë gjërat troç. Në dashuri do t’iu duhet të ruani qetësinë. Prej kohësh keni nevojë për dikë pranë jush që është krijues, i cili kupton stilin tuaj inovativ dhe dinamik të vizionit.

Bricjapi

Duhet të ndaloni dhe të bëni mirë disa llogari. Mërkuri përballë, mund të shkaktojë shumë vështirësi në lidhje me financat tuaja. Për fat të mirë, fundjava do të ketë një Hënë të favorshme për ju. Është e rëndësishme të përpiqeni të zbutni çdo tension, qoftë edhe në dashuri, pasi nga java e ardhshme tensionet mund të përkeqësohen dhe intoleranca të rritet.

Ujori

Mundohuni ta vendosni veten në perspektivën e duhur për të ecur përpara me idetë tuaja novatore. Edhe nëse përballeni me një person konservator në punë, shkoni drejt rrugës suaj pa u penguar. Fundjava premton të jetë shumë interesante nga pikëpamja e dashurisë.

Peshqit

Filloni të planifikoni fundjavën tuaj. Me ndihmën e Merkurit të favorshëm ju mund të rifitoni lartësinë, edhe në punë. Për më tepër, nga java e ardhshme Venusi do të jetë sërish aktiv dhe do t’iu ndihmojë me një rikuperim të rëndësishëm në dashuri.

Linku: https://www.superguidatv.it/oroscopo-paolo-fox-di-oggi-le-previsioni-di-mercoledi-13-luglio-2022/

Burimi i fotos: pexels.com