Home Lifestyle Kimia seksuale, pse seksi nuk është gjithmonë i mjaftueshëm
Kimia seksuale, pse seksi nuk është gjithmonë i mjaftueshëm
0

Kimia seksuale, pse seksi nuk është gjithmonë i mjaftueshëm

0
0

Çfarë është kimia seksuale?

Pajtueshmëria seksuale është kur të dyja palët janë të kënaqura me përvojën e tyre seksuale dhe kanë të njëjtat nevoja të përbashkëta. Përputhshmëria seksuale vjen natyrshëm me disa çifte, ndërsa me të tjerët mund të duhet kohë për t’u zhvilluar.

Sa e rëndësishme është përputhshmëria seksuale?

Siç thotë Dr. Morse, “përputhshmëria seksuale është tepër e rëndësishme”. Megjithatë, zbulimi i përputhshmërisë suaj nuk është gjithmonë i lehtë. Një vend i mirë për të filluar është të shohësh nëse të dy keni një mentalitet të ngjashëm rreth seksit. Partnerët që janë më të kënaqur seksualisht raportojnë se janë më të hapur drejt eskperiencave të reja.

Si flisni me partnerin tuaj për përmirësimin e jetës tuaj seksuale?

“Të kesh një bisedë për seksin me një partner mund të jetë e frikshme”, tha Dr. Morse. “Ata mendojnë se ka shumë rrezik dhe shumë cenueshmëri, kështu që vuajnë në heshtje nga seksi zhgënjyes”. Në vend të kësaj, Dr. Morse rekomandon këshillat e saj kryesore për bisedën rreth seksit, të quajtura tre T-të e komunikimit: koha, toni dhe terreni. “Nëse jeni duke u përpjekur të flisni me partnerin tuaj për seksin do të ishte mirë ta bëni këtë në një mjedis neutral.

Nëse një çift nuk ndajnë të njëjtën libido, a do të thotë kjo se ata janë seksualisht të përputhshëm?

Të kesh një libido të përbashkët është një pjesë e rëndësishme e përputhshmërisë seksuale, por siç thotë Dr. Morse, “nuk është thelbësore në seks”. Shumica e çifteve përjetojnë libido të mospërputhshme, por marrëdhëniet që mbijetojnë gjejnë mënyra për të punuar me dëshirën dhe mospërputhjet e tyre dhe jo kundër tyre.

Linku: https://www.popsugar.com/love/is-sexual-compatibility-important-48441450

Burimi i fotos:pexels.com