Afërdita Dreshaj përpara pak kohësh u përball papritur me një kritikë paksa të ashpër nga një ndjekëse.
Komenti lidhej me vendimin e saj për mos e marr me vete të birin teksa shkonte me pushime vetëm me bashkëshortin.
Përmes një Instastory modelja sqaroi për ndjekësit se për djalin e saj përkujdesej plot dashuri gjyshja e tij ndaj ajo nuk e kishte shumë merak këtë pjesë.
Mirëpo vogëlushi duket se e ndien shumë mungesën prindërve teksa ata janë larg tij.
Afërdita na shkriu zemrat me një video të Sky, ndërsa vogëlushi prek me dorë fotografinë e prindërve të tij.
“E ka marrë malli për mamin dhe babin”, përshkruan ajo videon emocionuese.
Linku: https://www.instagram.com/stories/aferditadreshaj/2880964995829173168/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CapGw4vMqBA/?utm_source=ig_web_copy_link