Aktorja e njohur Eva Alikaj përpara ditësh në emisionin “N’kohë” bëri një deklaratë disi ironike ndaj Ermal Mamaqit.
Mesa duket gjithçka lindi nga mospranimi i aktores nga Ermali në serialin e tij të fundit.
“Ermal Mamaqit para disa muajve, kur po xhironte H.O.T, e mora në telefon dhe i thashë “Kam dëgjuar që do të bësh një serial, do kisha interes që të angazhohesha.”
Ai në telefon si bossi, producenti, miliarderi. Më tha ‘të shoh’, u mbyll telefoni”, ka deklaruar aktorja.
Vetëm pas pak ditësh vjen edhe reagimi i Ermal Mamaqit përmes një thënie që duket si një mesazh drejtuar Eva Alikaj.
“Miqtë e mi, askush nuk do t’ju dojë afër nëse nuk dini të silleni dhe t’i respektoni njerëzit. Njerëzit me vlera duan pranë tyre njerëz të tjerë me vlera”, ka shkruar Ermali krahas disa postimeve.
Linku: https://www.instagram.com/p/Cf8J9BjIt75/?utm_source=ig_web_copy_link
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Cd2lKgOjhbu/?utm_source=ig_web_copy_link