Home ShowBiz Pas ndarjes së bujshme, Khloe Kardashian dhe Tristan Thompson në pritje të fëmijës së dytë
Pas ndarjes së bujshme, Khloe Kardashian dhe Tristan Thompson në pritje të fëmijës së dytë
0

Pas ndarjes së bujshme, Khloe Kardashian dhe Tristan Thompson në pritje të fëmijës së dytë

0
0

 

Khloe Kardashian dhe ish-partneri i saj Tristan Thompson janë në pritje të një fëmije të dytë përmes një surrogate.

Ylli Kardashian dhe basketbollisti 31-vjeçar, u ndanë zyrtarisht në fillim të këtij viti pasi u zbulua se ky i fundit kishte lindur një fëmijë me një grua tjetër ndërsa dyshja ishin së bashku.

Ata kanë qënë bashkë që prej vitit 2016 dhe kanë një vajzë katërvjeçare të quajtur True.

Kardashian ka folur më parë për betejat e saj të mundshme për të mbetur shtatzënë.

“Ne mund të konfirmojmë se True do të ketë një vëlla ose motër që u ngjiz në nëntor. Khloe është jashtëzakonisht mirënjohëse për zëvendësuesen e jashtëzakonshme për një bekim kaq të bukur”, deklaroi përfaqësuesi i saj.

39-vjeçarja ka kërkuar gjithashtu “mirësi dhe privatësi” pas këtij njoftimi për ta lejuar atë të fokusohet në familjen e saj.

Mësohet se fëmija i tyre i dytë është ngjizur përpara se zbulimet të bëheshin publike.

Thompson gjithashtu bëri bujë në vitin 2019 pasi u kap duke tradhtuar Kardashian me shoqen më të mirë të motrës së saj Kylie Jenner, Jordyn Woods.

Fatkeqësisht, kjo nuk ishte hera e parë që ai kishte tradhtuar atë pasi këtë veprim e kishte kyer me shumë gra të tjera në vitin 2018,  vetëm disa ditë para se ajo të lindte vajzën e tyre.

Linku: https://uk.news.yahoo.com/khloe-kardashian-ex-boyfriend-tristan-020500256.html

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Cf-bGQqLNpL/?utm_source=ig_web_copy_link