Home Lifestyle Konflikte familjare për këto shenja, horoskopi 20 korrik 2022
Konflikte familjare për këto shenja, horoskopi 20 korrik 2022
0

Konflikte familjare për këto shenja, horoskopi 20 korrik 2022

0
0

Dashi

Dita e sotme do jetë e ndriçuar nga një hënë e shkëlqyer për ju. Nuk do të mungojë energjia dhe vitaliteti, por thjesht duhet të jeni të kujdesshëm që të mos mbyteni nga ankthi i dëshirës për të marrë gjithçka menjëherë.

Demi

Sot duhet të filloni të kërkoni zgjidhje për vështirësitë që vazhdojnë t’ju mundojnë. Përpiquni të riktheni pak qetësi në jetën tuaj. Në punë do të vijnë lajme të mira. Kujdes nga shpenzimet e shumta.

Binjakët

Sot do të jeni ende të mbrojtur nga një Hënë e mirë. Nëse nuk e keni gjetur ende personin e duhur për krijuar një lidhje dashurie, do të ndodhë shumë shpejt. Stimujt e duhur, dëshira për të dashuruar nuk mungojnë në këto ditë. Në punë po kërkoni zgjidhje dhe ide efektive.

Gaforrja

Do të vazhdoni të jeni ende të sulmuar nga disa pasiguri në lidhje me profesionin tuaj. Marrëdhënia juaj në çift mund t’ju japë një qetësi që ju mungon në fushat e tjera të jetës.

Luani

Pavarësisht Hënës dhe Mërkurit të favorshëm në shenjë, ju mund të keni ende atë ndjenjën e pakëndshme dhe ju shqetëson diçka. Përpiquni të jeni të duruar dhe së shpejti do të shihni se sakrificat tuaja do të shpërblehen. Në dashuri, ata që janë beqarë mund të kenë një takim interesant sot.

Virgjëresha

Përpiquni të rikuperoheni fizikisht dhe mendërisht dhe të lini pas stresin e akumuluar gjatë muajit qershor. Me ndihmën e Venusit do të mundoheni të hiqni dorë nga rezervat tuaja dhe ta lini veten të udhëhiqeni më shumë nga instinkti dhe emocionet.

Peshorja

Sot do t’ju duhet të përballeni me një Hënë të kundërt. Duhet të tregoni kujdes ekstrem, veçanërisht në dashuri dhe në familje. Nëse po grindeni prej kohësh me partnerin, merrni kohën e nevojshme për t’u sqaruar. Nuk ju mungojnë idetë, dëshira për ta bërë, por ajo që ju mungon është pak energji fizike.

Akrepi

Një Venus i dashur mund t’ju ndihmojë të riktheni dashurinë në plan të parë. Më në fund do t’i zgjoni ndjenjat, dhe do ta lini veten të lirë të kontrolloheni nga ato. Ju nuk e vini re, por shpesh mënyra juaj për të bërë ironi mund të dëmtojë ndjeshmërinë e atyre që ju rrethojnë. Kujdes i veçantë do të nevojitet veçanërisht me Peshoren dhe Gaforren.

Shigjetari

Më në fund keni rikthyer energjinë tuaj dhe dëshirën për t’u rikthyer udhës suaj, për të ndërmarrë rrugë të reja të paeksploruara. Për dashurinë, nëse jeni beqarë kjo periudhë është shumë e favorshme për romanca të reja. Në punë do të vijë një lajm i mirë për ju.

Bricjapit

Sot do të jetë një ditë tjetër që do t’ju imponojë kujdesin maksimal. Mundohuni të mbani nën kontroll vetëkontrollin tuaj. Prej ditësh po përjetoni një stres të madh dhe lodhje fizike. Vazhdoni ta mbani atë ndjenjën e pakëndshme se duhet përballeni vetë një peshë mjaft të rëndë. Mundohuni të mos e zbrazni këtë tension nervor tek personat që keni pranë.

Ujori

Në ditën e sotme nuk do t’ju mungojë dëshira për të përjetuar emocione të reja në dashuri. Fatkeqësisht në do t’ju duhet të përballeni me Merkurin e kundërt. Ndaj të duhet të jeni më të kujdesshëm me paratë dhe mos merrni vendime të rrezikshme.

Peshqit

Sot duhet të përpiqeni të sqaroni se çfarë nuk shkon me njerëzit tuaj të afërt. Në dashuri do të përjetoni një shumëllojshmëri emocionesh. Në punë përpiquni të mbani një ekuilibër që do t’iu ndihmojë të zgjeroni horizontet tuaja.

Linku: https://www.superguidatv.it/oroscopo-paolo-fox-del-giorno-mercoledi-20-luglio-2022/

Burimi i fotos: pexels.com