Home Lifestyle Seks që në takimin e parë? Ja çfarë duhet të dini
Seks që në takimin e parë? Ja çfarë duhet të dini
0

Seks që në takimin e parë? Ja çfarë duhet të dini

0
0

Seksi që në takimin e parë do të ishte tabu për disa persona. Disa të tjerë tashmë mund ta kenë konsumuar një gjë të tillë dhe nuk e kanë problem.

Megjithatë le të shohim pa gjykuar disa këshilla mbi marrëdhënien seksuale që në takimin e parë.

1. Gjithçka varet nga rregullat dhe vlerat morale të vendosura nga vetë ju për veten tuaj . Nëse jeni në pjekurinë e duhur dhe për më tepër e logjikoni të drejtë vazhdoni pa hezitim.

2. Nëse për personin që keni përballë jeni të lëkundur nëse ia vlen apo jo, takimi i parë nuk është koha e mjaftueshme për të kryer aktin.

3. Mos gjykoni ndjesitë tuaja ose të personit tjetër. Hiqni dorë nga tabutë. Merrni kohën që ju duhet për të reflektuar mbi mendimet tuaja dhe jo të të tjerëve.

4. Nëse dikush ua imponon dhe dëshira juaj nuk është, largohuni me lezet. Nuk mund të tregoheni naivë vetëm se po mendoni se do të humbisni një person që iu pëlqen.

5. Mos u ktheni së shkuarës. Nëse një rast në të shkuarën tuaj diçka ka ecur keq, nuk do të thotë që edhe ky rast do të ketë të njëjtin fat si ai.

6. Kini kujdes nga Sëmundjet Seksualisht të Transmetueshme. Për një person të sapo njohur nuk dini shumë rreth eksperiencave të mëparshme dhe kujdesin e tij ndaj shëndetit ndaj tregohuni më të vëmendshëm.

Linku: https://www.huffpost.com/entry/women-sex-on-the-first-date_n_55a539ede4b0a47ac15d756f

Burimi i fotos: pexels.com

tags: