Dashi
Jeni ende mjaft të vrullshëm, veçanërisht në dashuri. Nëse diçka nuk shkon me marrëdhënien, duhet të përpiqeni të negocioni me partnerin. Nga ana tjetër, ata që po mendojnë të nisin një lidhje, duhet të kenë kujdes në mënyrën se si i shprehin ndjenjat.
Demi
Ju duhet të përpiqeni të ecni përpara dhe të filloni të mendoni për jetën tuaj në terma më të qartë dhe të përcaktuar. A ju intereson vërtet një person? Atëherë do të jetë mirë të deklaroheni. Tani e tutje do t’ju duhet të bëni zgjedhje të guximshme dhe të sinqerta. Mundohuni të jeni të vëmendshëm ndaj shpenzimeve.
Binjakët
Ju presin dy ditë plot me gjëra interesante për të bërë. Me Jupiterin dhe Mërkurin në një aspekt të favorshëm, suksesi do të jetë i sigurt. Në aspektin profesional duhet të përcaktoni më mirë punën dhe rolin tuaj. Shumë shpejt do të vijë edhe mundësi të reja.
Gaforrja
Do të duhet të bëni edhe pak durim. Në fakt, jeni duke shmangur përballjet dhe problemet, sepse nuk ndiheni në formë perfekte. Puna po krijon disa vështirësi gjithashtu. Dikush do të duhet të rishikojë një projekt, dikush tjetër do të duhet të ndryshojë role ose grupe. Nga pikëpamja ekonomike do të ketë disa vështirësi për të kapërcyer.
Luani
Ditët e ardhshme do të jenë premtuese dhe plot me mundësi të reja. Do të gjeni frymëzimin e duhur për t’u rikthyer në lojë dhe të shfaqni aftësitë e vërteta profesionale. Horoskop premtuese për ata që janë në kërkim të dashurisë.
Virgjëresha
Do të jenë dy ditë interesante, duhet të përfitoni prej tyre, të përpiqeni të kapërceni disa vështirësi të lindura në të kaluarën. Është koha për t’u rikthyer në formë, nëse keni pasur probleme në qershor ky është momenti për të vepruar.
Peshorja
Sot jeni ende pak të tensionuar të paktën deri në pasdite. Gjatë kësaj kohe, dikush po fillon një projekt të ri pune ose ka shqetësime personale. Ka shumë mundësi që të keni luftuar me ankthin që nga maji i kaluar, por gjërat po vijnë duke u përmirësuar.
Akrepi
Do të keni një aftësi të lakmueshme për veprim, kushtojini vëmendje formës suaj fizike. Kujdes me shpenizmet financiare dhe diskutimet familjare.
Shigjetari
Do të ndjeni një dëshirë për të përjetuar emocionet që nuk i keni ndjerë prej disa kohësh, mund të keni një takim të papritur.
Bricjapi
Do të keni disa komplikime në punë, të shkaktuara nga Jupiteri. Yjet sugjerojnë që të mos shqetësoheni dhe të jeni vigjilent, nuk do të mungojë kush që do t’iu vendosi në provë.
Ujori
Kujdes, veçanërisht në çështjet e aspektit profesional. Marsi dhe Mërkuri, në kundërshtim, mund t’ju bëjnë të hutuar dhe të lodhur.
Peshqit
Ju duhet të përfitoni nga ky qiell i rëndësishëm, i favorshëm për ndjenjat, për t’i deklaruar dashurinë personit që ju intereson.
Linku: https://www.superguidatv.it/oroscopo-paolo-fox-di-oggi-giovedi-21-luglio-2022/
Burimi i fotos: pexels.com