Home ShowBiz “I vjedhin identitetin” në Brazil, reagon Blendi Fevziu
“I vjedhin identitetin” në Brazil, reagon Blendi Fevziu
0

“I vjedhin identitetin” në Brazil, reagon Blendi Fevziu

0
0

Blendi Fevziu është përballur me një situate të pakëndshme.

Një person i ka shkruar për t’i bërë të ditur se identiteti i tij po keqpërdoret nga dikush në Brazil i cili shtiret si i pasur dhe kërkon grua.

Ai ka denoncuar publikisht këtë ngjarje, duke postuar profilin e mashtruesit madje edhe pashaportën dhe mjetin e identifikimit fallco.

“Përshendetje Blendi. Unë jam brazilian, mjek obstetër dhe gjinekolog. Po ju kcëontaktoj për t’ju informuar se fotot dhe imazhi juaj përdoret si një burrë fallco për të mashtruar femra braziliane. Nëna ime ishte një nga viktimat. Banditët kanë marrë foto nga Instagrami juaj duke ndryshuar emrin. Ata shtiren si një i vetmuar i pasur që po kërkon grua. Tani do t’ju tregoj fotot që i dërguan nënës sime”, shkruhet në mesazhin e postuar nga Blendi.

Linku: https://www.instagram.com/stories/blendifevziu/2894479386914064231/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CgMAxbxNkrQ/