Dashi
Nuk ka nevojë të mendosh shumë për situatat e krijuara gjatë 48 orëve të fundit, mund të keni pasur një tension ose konflikt, por do të kalojë. Ditët e ardhshme do të jenë të mira edhe për të kërkuar ide të reja, pastaj nga java e ardhshme do të mbërrijë diçka më shumë. Dritë jeshile për dashurinë.
Demi
Kjo Hënë e kundërt të paktën deri të shtunën u kërkon të gjithëve t’i bëjnë gjërat me qetësi dhe të pushojnë pak. Është një qiell i veçantë për çiftet që kanë qenë në krizë, sepse gushti nuk do të jetë një muaj pajtues. Zgjedhjet në dashuri do të jenë vendimtare dhe jo më të shtyra.Kjo është një periudhë ndryshimi dhe do të ndieni një dëshirë të madhe për të ribalancuar jetën.
Binjakët
Marrëdhëniet janë të rëndësishme ndaj rrethojeni veten me shumë miq, me njerëz pozitivë. Jupiteri është tashmë aktiv dhe kjo është një shenjë pozitive për ata që duan të ndiejnë kënaqësi të reja ose të rinisin një projekt.
Gaforrja
Keni Venusin në shenjën tuaj: pasioni do të jetë në shtëpi në orët e ardhshme. Kjo mund t’iu çoj në zgjim pasioni ose në shkelje. Për sa i përket punës, ka një ngërç dhe një ndjenjë shqetësimi.
Luani
Kohë interesante për dashurinë. Këto janë ditë kur mund të ketë takime pozitive. Sa i përket punës, ka pak diskutim por duhet të keni durim.
Virgjëresha
Mërkuri hyn në shenjën tuaj të zodiakut, kur ndiheni energjik dini të veproni akoma edhe më mirë. Emocione të rëndësishme ju presin në dashuri. Ka më pak lodhje dhe po rikuperoheni.
Peshorja
Periudha ju lejon të bëni zgjedhje të mira. Dashuria është e heshtur, ndoshta do të preferonit të mos flisnit për të shmangur diskutimet. Megjithatë, ju keni shumë mendime në mendjen tuaj që ju bëjnë të jeni nervozë.
Akrepi
Kjo do të jetë një periudhë e favorshme edhe për zemrat e vetmuara, pasi mund të përjetoni diçka vërtet emocionuese. Megjithatë, ka pak lodhje në ajër. Kërkoni pushim.
Shigjetari
Çiftet solide mund të trajtojnë një çështje të rëndësishme, siç është bashkëjetesa apo martesa. Në punë do të keni takime pozitive, do të gjeni kohën për të zgjidhur probleme që ju kanë munduar javët e fundit.
Bricjapi
Gjeni vend për ndjenjat, pasditja do jetë shumë më e mirë se mëngjesi. Në punë do t’iu duhet durim, ju presin sfida të mëdha.
Ujori
Jeni shumë i shqetësuar, ka pak më shumë lodhje se zakonisht. Për sa i përket punës, trego durim, nuk mund të kesh gjithçka menjëherë.
Peshqit
Filloni një sezon të ri në jetën tuaj dhe shëndeti juaj do të jetë më i mirë se kurrë më parë. Sa i përket punës, ata që përpiqen të mbyllin marrëveshje do të duhet të dinë të presin.
Linku: https://www.superguidatv.it/oroscopo-paolo-fox-oggi-le-previsioni-di-giovedi-4-agosto-2022/
Burimi i fotos: pexels.com