Home ShowBiz “Fëmijët nuk e takojnë prej fotove nudo”, reagon Britney Spears pas deklaratës së ish-bashkëshortit
“Fëmijët nuk e takojnë prej fotove nudo”, reagon Britney Spears pas deklaratës së ish-bashkëshortit
0

“Fëmijët nuk e takojnë prej fotove nudo”, reagon Britney Spears pas deklaratës së ish-bashkëshortit

0
0

Jeta e këngëtares Britney Spears mesa duket akoma nuk ka gjetur akoma qetësi.

Gjatë një intervistë për The Daily Mail ish-bashkëshorti i Britney Spears, Kevin Federline, e akuzoi këngëtaren si fajtoren kryesore pse nuk ka afrimitet me fëmijët e tyre.

Ai u shpreh se fëmijët nuk dëshirojnë ta takojnë nënën e tyre pasi ndihen të turpëruar nga postimet e saj nudo.

“Përpiqem t’u shpjegoj atyre: ‘Shiko, mbase kjo është vetëm një mënyrë që ajo ka zgjedhur të shprehet.’Por kjo nuk e justifikon atë fakt përpara atyre. Është e vështirë. Nuk mund ta imagjinoj se si ndihet të jesh një adoleshent që duhet të shkojë në shkollë të mesme”, tha mes të tjerash Federline.

Nuk vonoi shumë dhe këngëtarja ka reaguar për këtë deklaratë përmes një postimi duke thënë se ndihet keq nga ky veprim i ish-bashkëshortit të saj pasi ajo iu ka dhënë gjithçka dy djemve të saj.

“Trishtohem kur dëgjoj që ish-bashkëshorti im ka vendosur të diskutojë për marrëdhënien mes meje dhe fëmijëve të mi. Siç e dimë të gjithë, të rrisësh djem adoleshentë nuk është kurrë e lehtë për askënd. Më shqetëson fakti se arsyeja ka të bëjë me Instagramin tim. Ishte shumë kohë përpara Instagramit.”, tha ajo duke hedhur poshtë deklaratën se fëmijët janë distancuar prej saj për shkak të fotove nudo.

Linku: https://www.yahoo.com/entertainment/britney-spears-ex-husband-kevin-185325308.html?fr=sycsrp_catchall

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Ca5ohwAu0iY/?utm_source=ig_web_copy_link