Home ShowBiz Harron Shawn Mendes, Camila Cabello konfirmon romancën e re
Harron Shawn Mendes, Camila Cabello konfirmon romancën e re
0

Harron Shawn Mendes, Camila Cabello konfirmon romancën e re

0
0

Pas muajsh thashetheme se ata po takohen, këngëtarja Camila Cabello u fotografua me të dashurin e ri Austin Kevitch gjatë një takimi këtë fundjavë.

Fotot e reja tregojnë Camila duke ecur dorë për dore me Austin, gjatë një shëtitje të çiftit në Los Angeles.

Ajo u pa gjithashtu duke i dhënë Austin një puthje në faqe teksa po pinin kafe së bashku. Në fotot e siguruara nga “The Daily Mail”, dyshja shfaqen tepër të lumtur dhe nuk e kanë fshehur dashurinë e tyre.

Edhe pse para disa javësh këngëtarja mohoi thashethemet për një romance të re, tashmë ajo ka vendosur ta jetojë dashurinë e sja me partnerin e ri publikisht.

Lajmet e romancës së këngëtares vijë pasi ish partneri i saj Shawn Mendes anuloi turine tij muzikor për shkak të problemeve emocionale.

Linku: https://www.justjared.com/2022/08/08/camila-cabellos-relationship-with-new-boyfriend-austin-kevitch-confirmed-via-pda-photos/?=morehere

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Cfakb7Ar-n_/